Kur vides e dashura
20,00 €
12,00 €
     
SINTESI
Studiuesi dhe kritiku i letërsisë shqipe, dr. Edmond Çali, pedagog në Universitetin Oriental të Napolit, është dhe poet. Poezia e tij shfaqet rrallë, por me gjakimin që ajo të xixëllijë si diamantet në një si kadife të errët ndjesish. Duke patur kultin e fjalës, teksa kërkon nga mjeshtrit e saj gjithshmërinë semantike, kuptim, ndjeshmëri, muzikë dhe vizion, po kështu edhe fjalët e veta i aktivizon me misionin që të përçojnë dhëmbjen dhe gëzimin e tij, atë që ai e emërton dashuri. Ndërkaq kësaj credo-je ai i shton kursyeshëm, mbase më shumë nga ç’duron një poezi, detaje të një përditëshmërie të zhveshur, të mbetur vetëm me sublimen e saj, kur fjalët aftësohen për të qenë vargje, mundësisht në fillimin e inkandeshencës së tyre.Po të shkruajnga maja e botësku çmendurianuk më lë kurrë të lirë.Kjo poezi, me një shkurtësi ungaretiane, do të thosha se e jep më mirë se edhe vetë i gjithë opuskoli poetik gjendjen dhe mosgjendjen e poetit, vendin, kudo e asgjëkundi, kohën apo moskohën, misionin dhe antimisionin që mision është gjithsesi, fatin, të shkruarit në majën e botës, në Olimpin e saj, ku çmenduria, e kujt, e pjesshme apo gjenerale, nuk na lë të lirë, se liria qënka dhe mënçuri. Do të jemi të lirë, aq sa do të jemi të ditur. Më i lirë se kudo mbase poeti është tek dashuria e tij, i çliruar dhe nga liria e vet, ku shndërrohet në vetvete duke iu kushtuar asaj që do, i kuptuar ose jo, madje dhe nëse nuk i kthehet kjo dashuri, mjafton që ajo është brenda tij dhe e turbullon për të bërë poetin, që e qetëson për të ndjerë poetin, për t’u bërë ëndërr, për t’u bërë fjalë, për t’u bërë biografi njeriu... Visar Zhiti
pagine: 288
formato: 14 x 21
ISBN: 978-88-548-3429-3
data pubblicazione: Agosto 2010
editore: Aracne
SINTESI
Informativa      Aracneeditrice.it si avvale di cookie, anche di terze parti, per offrirti il migliore servizio possibile. Cliccando 'Accetto' o continuando la navigazione ne acconsenti l'utilizzo. Per saperne di più
Accetto